Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se kufijtë e Bashkimit Evropian duhet të mbrohen, duke iu referuar një fluksi të mundshëm emigrantësh në drejtim të shteteve të BE-së.
Ai shtoi se “emigrantët nuk duhet të lejohen e të përdoren si mjet politik”, raporton Kathimeri, transmeton Insajderi.com
Këto komente ministri i jashtëm grek i bëri gjatë një takimi që është mbajtur të martën mes krye-diplomateve të vendeve të Bashkimit Evropian
“Avakuimi i të gjithë qytetarëve të BE -së është një përparësi urgjente dhe mirëpriti planet e disa shteteve anëtare të BE -së për të përfshirë qytetarët afganë që punuan si përkthyes për forcat greke në atë vend, brenda misionit të NATO -s, dhe familjet e tyre”, ka thënë ai.
Pas rreth 20 viteve talebanët kanë ardhur në pushtet, duke pushtuar edhe pallatin presidencial në Kabul.
Kjo pasi forcat ndërkombëtare u larguan nga Afganistani.
Ushtria afgane nuk rezistoi ndaj grupit militant, të cilët tash kanë gjithë vendin nën kontroll. /Insajderi.com