Greqia regjistron 35 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Greqia regjistron 35 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Shteti helen ka regjistruar 1914 raste të reja nga Covid-19 dhe 35 viktima në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Ky është bilanci i Covid-19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve greke, situata e rënduar paraqitet edhe në spitale ku 228 pacientë janë të intubuar.

“Gjithsej 228 bashkëqytetarë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 57 (25.0%) janë gra dhe pjesa tjetër burra”.

“88.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lartë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nga nisja e pandemisë, Greqia regjistron 56,698 të infektuar dhe 784 viktima. /Insajderi.com