Greqia shënon rekord të infektimeve

Greqia shënon rekord të infektimeve

Në Greqi, që nga fillimi i pandemisë, është regjistruar shifra më e lartë e personave të infektuar me Covid-19, raporton Top Chanel, transmeton Insajderi.

Organizmi Kombëtar i Shëndetësisë, ka deklaruar 453 persona pozitiv me koronavirus, që i bie të jetë shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Personat e prekur me virus, janë nëpër pjesë të ndryshme të vendit, Athina ka 174 raste, 184 raste kanë dalur pozitiv në kampin e refugjatëve në Mori Lesvos, ndërsa 25  persona kanë dalur pozitiv nëpër pika kufitare si në porte, aeroporte si dhe kufijtë tokësor. Tetë raste janë regjistruar edhe në Malin e Shenjtë, ku u vendos menjëherë masa e karantinimit.

Rastet e përgjithshme shkojnë në 15.595 persona të prekur, në anën tjetër, personat me terapi intensive janë gjithsej 79 vetë.

Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit, ka shkuar në gjashtë persona, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 344 vetë. /Insajderi.com