Greqia shpallë “Agimin e Artë” organizatë kriminale

Greqia shpallë “Agimin e Artë” organizatë kriminale

Antarë të partisë “Agimi i Artë” në Greqi dhe udhëheqësi i saj, Nikos Michaloliakos, u dënuan sot për “udhëheqjen e një organizate kriminale”. Gjyqi ndaj partisë e cila deri pak kohë më parë përfaqësohej me deputetë në Kuvendin e Greqisë, ka nisur 5 vjet më parë, kur gjykata e shpalli të jashtë ligjshëm “Agimin e Artë”, transmeton Insajderi.

18 politikanë të Agimit të Artë, përfshi liderin e partisë, Nikos Michaloliakos u shpallën fajtorë, raportojnë mediat greke.

11 ish-deputetë u dënuan për rekrutim në organizatë kriminale dhe 7 prej tyre për drejtimin e një organizate kriminale. Mijëra qytetarë u mblodhën përpara gjykatës në Athinë sot për të dëgjuar verdiktin në gjyqin historik, pesë-vjeçar. Grupi akuzohet se ka qenë i lidhur me dhjetëra sulme të dhunshme ndaj emigrantëve dhe kundërshtarëve politikë të majtë.

Rreth 2,000 oficerë policie u mblodhën përpara Gjykatës së Apelit të Athinës ndërsa qindra protestuan, duke kërkuar dënime më të gjata me burg, duke mbajtur parulla me shkrim “Frika nuk do të fitojë” dhe “Nazistët në burg”. I pranishëm jashtë gjykatës, ishte edhe ish-kryeministri Tsipras u shpreh se në ndërgjegjen e popullit grek, ‘Agimi i Artë’ është një organizatë kriminale dhe sipas tij do të shkojë atje ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë.

Agimi i Artë fitoi 18 vende në parlament në 2012, duke përfituar nga kriza e thellë ekonomike e vendit. Partia ishte në parlament deri në vitin 2019, kur edhe nuk arriti të kalojnë pragun. /Insajderi.com