Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter, mbrëmjen se së martës, ka njoftuar Institutit Gjeo-dinamik, transmeton Insajderi.
Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim të Tilos me një thellësi 10 km.
Tërmeti preku ishujt Kos dhe Nisyros, ndërsa dy lëkundje të tjera me madhësi 3.4 dhe 3.3 Righter u regjistruan në të njëjtën zonë.
Një tronditje sizmike me madhësi 3.6 righter u regjistrua në ishullin Kos, gjashtë minuta pas tërmetit me madhësi 5.2 ballë./Insajderi.com