Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për vaksina anti-COVID

Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për vaksina anti-COVID

Aktivistja adoleshente në mbrotje të klimës, Greta Thunberg, ka informuar se do të dhurojë 100 mijë euro për programin  COVAX të vaksinës anti-COVID, njofton Insajderi.

Thunberg ka kërkuar nga Fondacioni që përmban emri e saj të bëjë transferimin e parave në të cilat do të mbështeten për blerjen e vaksinave për popujt më të rrezikuara dhe më të varfra të botës si dhe punonjësit shëndetësorë.

“Rreth një në katër persona në vendet me të pasuar kanë marrë tashmë vaksinën, krahasim me një në 500 njerëz në vendet e varfra,” ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të përballuar tragjedinë që është pabarazia në shpërndarjen e vaksinave.

“Ne kemi mjetet në dispozicion për të korrigjuar ç’ekuilibrin e madh që ekziston në botë sot, në luftën kundër Covid-19. Ashtu si me krizën klimatike, së pari duhet të ndihmojmë më shumë ata që nuk kanë mundësi. Duke e konsideruar Covax rrugën më të mirë për të siguruar barazinë e vërtetë në shpërndarjen e vaksinave dhe rrugëdaljen nga pandemia”, ka thënë ajo. /Insajderi.com