Greta Thunberg në Lozanë: Ta ndryshojmë sistemin e jo klimën

Aktivistja e ekologjisë Greta Thunberg ka marrë pjesë në tubimin për klimë në qytetin zviceran Lozana, disa ditë para se të shkoj në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.

Greta Thunberg në Lozanë: Ta ndryshojmë sistemin e jo klimën

E rrethuar me mijëra të rinj, aktivistja 17 vjeçe ka marshuar nëpër rrugët e Lozanës pas parullës “Ta ndryshojmë sistemin. Jo Klimën”.

Në tubimin kundër ngrohjes globale janë tubuar rreth 15.000 njerëz, ka kumtuar Greva e Gjenevës për Klimë.

Greta Thunberg javën e ardhshme duhet të udhëtojë në Forumin Botëror Ekonomik në  Davos. Nuk është e njohur se a do të takohet në Davos aktivistja e re me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin ka pasur komunikim të ashpër në Twitter.

Trump ka paralajmëruar se tubimi i cili e tubon elitën politike dhe ekonomike arrin më 21 janar./Insajderi.com.