
Arsenal ka hyrë në garë për francezin e Atletico Madridit, Antonie Griezmann.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka hyrë në garë me Jose Mourinhon për transferimin e sulmuesit, Antonie Griezmann, shkruan Mail on Sunday.
Unitedi udhëheqë garën me 100 milionë euro, për Griezmann që vitin e kaluar ishte futbollisti i tretë më i mirë në botë.
Por, Arsenal është gati të paguajë edhe më shumë, pasi nga skuadra pritet të largohet Alexis Sanchez, i cili nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës./Express/