
Kthimi nga lëndimi i Luis Suarez mendohej të ishte një lajm i keq për Martin Braithëaite, por duket se nuk do të jetë për të, por për Antoine Griezmann që mund të humbas vendin e tij në formacionin titullar të Barcelonës.
Arsyeja sipas Goal, është ndeshja e fundit e Barcelonës në udhëtim, ku ekipi fitoi 4:0 ndaj Mallorca.
Francezi mund të jetë fituar për 120 milion € verën e kaluar, por është nënshkrimi i urgjencës ai që bëri përshtypje në fitoren e së shtunës 4-0 në Mallorca.
Jo rastësisht, Barcelona ka paguar 120 milionë euro për Griezmann, i cili nuk është as për së afërmi duke e arsyetuar çmimin e blerjes, dhe është emri i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Ekipi e bleu atë për ta shtuar një dimension tjetër në sulm, porse akoma është duke luftuar për një gjë të tillë futbollisti.
Dëshira e tifozëve ishte Griezmann, të bëhej një super dyshe me Leo Messin, por as me të nuk është kompozuar të luaj.
Asgjë nuk solli Griezmann deri tash te ekipi i Barcelona, e në anën tjetër Braithëaite ka bërë shumë më mirë se francezi, edhe pse norvegjezi është inkuadruar vetëm në katër ndeshje, duke shënuar gol në përballjen ndaj Mallorca.
/Insajderi.com/