Griezmann te Bayern Munich?

Griezmann te Bayern Munich?

Ndonëse emrat e lojtarëve të mëdhenj si Antoine Griezmann e Neymar përfliten rreth Barcelonës dhe Real Madridit, në Gjermani është Bayern Munich që qëndron në heshtje për të bëtë një goditje surprizë, duke parë efektin e këtyre lëvizjeve.

Në lidhje me kalimin e Antoine Griezmann tek skuadra bavareze, foli ish-shoku i tij tek Atletico Madrid, Lucas Hernandez, tashmë lojtar i Bayernit.

“Griezmann është lojtar i madh dhe shumë klube e duan atë. Sigurisht, do të ishte diçka e madhe të ishte këtu me ne, edhe pse nuk e di nëse klubi ynë është i interesuar për të. Nuk e di nëse Barcelona do të jetë perfekte për të, por nëse ekziston një mundësi që ai të vijë te Bayern, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”, tha mbrojtësi spanjoll, që la Atletico Madridin për Bayern Munichun.

Këtë të hënë 23-vjeçari u prezantua si lojtari më i ri bavarez, të cilit iu pagua klauzola prej 80 milionë euro, për ta marrë nga Madridi.