Gruaja austriane u arrestua në Iran dhe dërgohet në një burg që gjendet në shkretëtirë

Një grua britanike-austriale është arrestuar nga autoritetet e Iranit që nga viti 2018.

Gruaja austriane u arrestua në Iran dhe dërgohet në një burg që gjendet në shkretëtirë

Një grua britanike-australiane që vuan një dënim 10-vjeçar në Iran për spiunazh është transferuar në një burg famëkeq në shkretëtirë.

Kylie Moore-Gilbert, pedagog në Universitetin e Melbourne, është në burg që nga shtatori 2018.

Ajo u gjykua në fshehtësi nga autoritet iraniane dhe mohon të gjitha akuzat kundër saj.

Qeveria Australiane ka thënë se e mban Iranin përgjegjës për “sigurinë dhe mirëqenien” e Moore-Gilbert.

“Çështja e Dr Moore-Gilbert është një nga prioritetet më të larta të qeverisë australiane, përfshirë edhe për zyrtarët e ambasadës sonë në Teheran,” tha Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Australi në një deklaratë të martën, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.

Në Deklaratë thuhet se Irani kishte konfirmuar raportet e mëparshme nga aktivistët për të drejtat e njeriut se ajo ishte zhvendosur në burgun famëkeq Qarchak.

Burgu ndonjëherë përdoret si ndëshkim për të burgosurit politikë iranianë dhe kushtet janë përshkruar nga ish-të burgosurit si të tmerrshme. /Insajderi.com/