Gruaja e moshuar u lë pasuri prej 6.2 milionë eurosh fqinjëve të saj

Gruaja e moshuar u lë pasuri prej 6.2 milionë eurosh fqinjëve të saj

Banorët e një komuniteti në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur pronë dhe një portofol aksionesh me vlerë 6.2 milionë euro pas vdekjes së një fqinje të moshuar, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Renate Wedel kishte jetuar në rrethin Weiperfelden të Waldsolms në Hesse, Gjermania qendrore, me bashkwshortin e saj, Alfred Wedel, që nga viti 1975, sipas një deklarate nga rrethi Waldsolms, i cili përbëhet nga 6 fshatra.

Alfred, i cili ishte “i suksesshëm” dhe “aktiv” në bursë, vdiq në vitin 2014, dhe Renate, e cila ishte nën kujdesin e një shtëpie pleqsh në Frankfurt që nga viti 2016, vdiq në dhjetor 2019 në moshën 81 vjeçare.

Në Prill të këtij viti, tha rrethi, u informua se Renate i kishte lënë trashëgimi asaj një gjendje bankare, aksione dhe sende me vlerë.

Motra e Renate, e cila ishte trashëgimtarja e saj origjinale, tashmë kishte vdekur, njoftoi media lokale Hessenschau.

Komuniteti është i detyruar të përdorë trashëgiminë, e vlerësuar në 6.2 milion €, për “objektet dhe infrastrukturën e komunitetit”. /Insajderi.com