Gruaja kapet në kamerat e sigurisë teksa braktisë qenin e saj në një pyll

Gruaja kapet në kamerat e sigurisë teksa braktisë qenin e saj në një pyll

Një grua kapet në kamerë teksa përpiqet të braktisë qenin e saj të rac  137s labrador, duke hutuar atë të futet në pyll, pastaj hipë në makinë të tipit Tesla dhe largohet, njofton Insajderi.

Streha e kafshëve në SW Washington fillimisht ndau lajmin në faqen e tyre në Facebook dhe i la të gjithë të përlotur, me videon që ndanë.

Brandon Price, një burrë nga Vankuver ishte ai që vuri re gruan në kamerat e sigurisë.

“Ne kemi parë shumë gjëra në kamerat tona, dhe kjo është diçka që nuk e prisnim kurrë ta shohim. As nuk do donim ta shihnim kurrë”, tha Brandon në një intervistë për Bored Panda.

Brandon falenderon të gjithë ata që ndanë videon dhe ndihmuan për të identifikuar gruan në më pak se 48 orë.

Për fat të mirë, qeni është i sigurt nën kujdesin e stafit të strehës ndërsa po zhvillohet një hetim.

Brandon tha se ai nuk mund të kuptojë një veprim të tillë mizor nga dikush që drejton një Tesla.

“Sinqerisht, me kalimin e viteve, unë kam mësuar të mos gjykoj kurrë një libër nga kopertina”, shprehet ai. /Insajderi.com