Gruaja luan në violinë derisa i operojnë trurin

Kirurgët e spitalit Kings College në Londër e kanë hequr tumorin në tru të një gruaje e cila gjatë operacionit ka luajtur në violinë.

Gruaja luan në violinë derisa i operojnë trurin

Dagmar Tuner-it, e cila është 53 vjeçe, i është zbuluar një tumor beninj në tru.

Derisa ajo luante në violinë, kirurgët arritën t’i gjejnë vendet në tru të cilat e kontrollojnë gjuhën dhe lëvizjet.

Në mënyrë që të mos dëmtojnë pjesët e trurit të cilat i kontrollojnë lëvizjet e duarve, ata e kanë zgjuar dhe i kanë dhënë violinën që të luaj në të.

Turner është shumë e lumtur që operacioni ishte i suksesshëm dhe se edhe më tutje mund të luaj në violinë./Insajderi.com.