Gruaja misterioze pretendon se me virus janë infektuar 90.000 njerëz

“Nuk është me rëndësi çfarë thotë qeveria, unë jam këtu të tregoj të vërtetën”, thotë një infermiere e cila pretendon se në Vuhan janë rreth 90.000 persona të infektuar me virusin korona.

Gruaja misterioze pretendon se me virus janë infektuar 90.000 njerëz

Në rrjetet sociale është publikuar një video e një gruaje e cila pretendon se është infermiere, ndërsa autenciteti i xhirimit nuk është konfirmuar. Shënimet zyrtare flasin se janë infektuar rreth 2.000 njerëz e që është shumë më pak sesa pretendon gruaja në video.

“Unë jam në rajonin ku ka filluar virusi korona. Këtu jam të tregoj të vërtetën. Në këtë moment, në provincën Hubei, duke përfshirë rajonin e Vuhanit, 90.000 persona janë të infektuar”, ka thënë gruaja e panjohur, transmetojnë mediet botërore.

Gruaja në video i paralajmëron njerëzit që të mos dalin dhe ta anulojnë festimin e Vitit të Ri kinez.

“Dua t’iu them të gjithëve të cilët e shikojnë këtë video të mos dalin. Mos shkoni nëpër festa. Mos hani jashtë. Një herë në vit e festojmë Vitin e Ri kinez. Nëse tani jeni të sigurt, vitin e ardhshëm do ta festoni të shëndoshë”, pretendon ajo.

Gruaja thekson se nuk është me rëndësi se çfarë thotë qeveria dhe i lut të gjithë të dhurojnë maska dhe veshje për Vuhan.

“Ju lus të ndihmoni. Ju lutem dhuroni syze për një përdorim, maska dhe veshje. Burimet tona nuk mjaftojnë”, thotë gruaja./Insajderi.com.