Kamala Harris, Gretchen Whitmer, Tammy Duckworth, Elizabeth Warren, Tammy Baldwin, Kyrsten Sinema, Val Demmings, Michelle Lujan Grisham, Stacey Abrams, Keisha Lance Bottoms, Susan Rice apo Michelle Obama.

Gjatë debateve televizive në mes të kandidatëve në Partinë Demokratike, Joe Biden, ishte zotuar që nëse ai e fiton nominimin e partisë për president, do ta zgjedhë një grua si kandidate për zëvendës-presidente, shkruan Insajderi.
Nëse Biden do t’i qëndrojë besnik premtimit të tij, do të jetë vetëm hera e tretë në histori të SHBA-ve që një parti e madhe ka zgjedhur një grua për pozitën numër dy në hierarkinë politike të vendit.
Kjo lëvizje do të ishte edhe taktizim i mirë edhe politik për arsye se do t’i siguronte avantazh në mes të votuesve gra dhe gjithashtu do të shuante akuzat që tashmë ekzistojnë për Biden, si një person që ka pasur kontakte fizike jo fort të pëlqyeshme me gratë në publik.
Biden ka thënë se do ta shpalosë të zgjedhurën e tij në gusht, por ja kush janë top kandidatet për këtë pozitë;
Insajderi.com