Gruaja që goditi besimtarët myslimanë: Nuk arrita të frenoj veturën

Gruaja që goditi besimtarët myslimanë: Nuk arrita të frenoj veturën

Pas lëndimit të gjashtë personave kur një veturë goditi turmën e njerëzve gjatë ditës së djeshme teksa ishin duke festuar festën e Fitër Bajramit, atentorja e kësaj vepre ka thënë se nuk ka mundur ta frenoj veturën e saj.

Në qytetin e Anglisë, New Castel një grua shofere myslimane nuk kishte mundur të frenonte gjatë kohës kur besimtarët e fesë myslimane ishin duke falur Fitër Bajramin.

Gruaja pas kryerjes së veprës është arrestuar, mirëpo ajo kishte thënë para autoriteteve të policisë se nuk kishte mundur të frenonte, shkruan “The Independent”.

Në një video shihet gruaja duke thënë se “unë u përpoqa të frenoja”.

Policia angleze ka thënë se përplasja nuk mendohet të ketë qenë e lidhur me ndonjë akt terroristë.

Po ashtu policia ka njoftuar se gruaja është liruar me kusht. /Insajderi.com