Gruaja që po dërgon Emiratet e Bashkuara Arabe në Mars

Ekselenca e saj, Sarah Al Amiri, shkencëtarja që po e udhëheqë këtë operacion, ka folur për gëzimin dhe ndjenjën çliruese kur e ka parë raketën të ngjitet suksesshëm drejt qiellit.

Gruaja që po dërgon Emiratet e Bashkuara Arabe në Mars

Emiratet e Bashkuar Arabe kanë lëshuar misionin e parë historik të tyre për në Mars, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Sonda e emëruar “Shpresa” u lëshua në një raketë H2-A nga aeroporti ajrori i Tanegashimas në Japoni, dhe tani është në një udhëtim prej 500 milionë kilometrash për të studiuar kohën dhe klimën e planetit Mars.

Dy tentimet e kaluara në javën që shkoi u desh të anulohen për shkak të motit të ndryshueshëm.

“Shpresa” do të rikthehet në shkurt të vitit 2021 që rastis me 50 vjetorin e formimit të Emirateve.

Ekselenca e saj, Sarah Al Amiri, shkencëtarja që po e udhëheqë këtë operacion, ka folur për gëzimin dhe ndjenjën çliruese kur e ka parë raketën të ngjitet suksesshëm drejt qiellit.

Ajo ka deklaruar se impakti që kjo do të ketë në vendin e saj, është i njëjti me atë që kishte për amerikanët lëshimi i Apollo 11 në Hënë, 51 vjet më parë, po ashtu i realizuar me 20 korrik.

“Ishte një motiv për një gjeneratë të tërë që stimuloi të gjithë që e shikuan për të vazhduar përpara dhe për të ëndërruar më shumë”, ka thënë ajo për BBC.

“Sot jam vërtet e lumtur që fëmijët në Emirate do të zgjohen në mëngjesin e 20 korrikut duke pasur një projekt të tillë të vetin, të shteti të tyre. Një realitet të ri, mundësi e re, që do t’i lejojë ata të kontribuojnë në të ardhmen dhe të krijojnë impakt më të madh në botë”.

Graphic illustrating the trajectory of UAE's Hope mission to Mars