Gruaja që u martua me vrasës: “Ai ka bërë vrasje, por unë e di rrezikun që po ndërmarr”

Gruaja që u martua me vrasës: “Ai ka bërë vrasje, por unë e di rrezikun që po ndërmarr”

Një fjalë e urtë që thotë se “ju nuk mund të zgjidhni në kë dashuroheni” e përshkruan më së miri romancën e një britanezeje me një vrasës amerikan.

Tracy Bottomley, 42 vjeç, po planifikon të martohet me Ernest Otto Smith, 53 vjeç, i cili po vuan dënimin në burg pasi kreu dy vrasje brenda një jave.

E divorcuara, nga Shipley, West Yorkshire, pranon se burri i saj i ardhshëm ka ‘kryer disa vrasje’ por thotë se ‘i kupton rreziqet’ pasi pranoi propozimin e martesës së Smith.

Vrasësi serial amerikan grabiti, qëlloi dhe vrau James Dillingham në Toledo, Ohio, më 2 janar 2005, raporton Manchester Evening News.

Pesë ditë më vonë, ai vrau brutalisht shoqëruesen e tij Cathy Barnett ndërsa ishte në arrati në Kentucky nga frika se mos e raportonte atë në polici.

Ai u përpoq të thyejë qafën e saj para se ta rrihte për vdekje me një degë peme dhe ai u arrestua më vonë.

Smith u dënua për vrasjen e Z. Dillingham në Mars 2006 dhe u dënua me 32 vjet burg.

Dhjetë vjet më vonë, pasi i besoi oficerit të tij me kusht për vrasjen e zonjës Barnett, Smith pranoi krimin në gjykatë në Mars 2016 dhe iu dha një dënim i përjetshëm.

Por Trejsi tha se ajo nuk ka frikë të martohet me një vrasës të dyfishtë.

Duke folur për podkastin e Real Fix, ajo tha: “Ernest nuk më tremb. Unë kurrë nuk kam qenë dikush që trembet lehtë”.

“Po ai është një vrasës serial. Ai ka kryer disa vrasje, por unë i kuptoj rreziqet e asaj që mund të ndodhë dhe unë ende e dua atë”.

“Në fillim kisha një intuitë të lehtë që këto gjëra mund të më ndodhnin. Ai ka vrarë njerëz të tjerë”.

“Me kalimin e kohës, ne filluam të afroheshim dhe t’i besonim njëri-tjetrit më shumë për t’u ndjerë të sigurt”./Insajderi.com

Mirror