Gruaja vritet pas videos ku shihet duke i këputur kokën një bufi

Gruaja vritet pas videos ku shihet duke i këputur kokën një bufi

Një grua që postoi një video duke i prerë kokën një bufi në mediat sociale thuhet se u qëllua dhe u vra të dielën nga dy sulmues jashtë shtëpisë së saj në Kolumbi, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.

Mileydis Aldana, të cilën interneti e quajti “Vrasësja e bufit” pasi ajo postoi klipin e tmerrshëm, u vra të dielën kur një çift burrash me motor hapën zjarr jashtë shtëpisë së saj në Corozal.

Aldana po largohej nga shtëpia e saj kur ndodhi incidenti, sipas Daily Mail.

Ajo u dërgua me urgjencë në një spital lokal nga anëtarët e familjes që dëgjuan të shtënat, por u shpall e vdekur kur mbërriti.

Kolumbiania u mor në pyetje nga policia në qershor pasi ata u informuan për një video ku ajo shihet duke prerë kokën një buf, por ajo nuk u akuzua.

Policia nuk ka lëshuar asnjë motiv për vrasjen, megjithëse thuhet se Aldana kishte marrë disa kërcënime me vdekje në mediat sociale në lidhje me incidentin. /Insajderi.com