Një grua në Paraguai pësoi trontojen më të madhe të jetës kur siç raportohet u zgjua në një qese për kufoma, sepse ishte shpallur e vdekur.

Gruaja zgjohet në qese të kufomash pasi u shpall gabimisht e vdekur

Gruaja zgjohet në qese të kufomash pasi u shpall gabimisht e vdekur

Një grua në Paraguai pësoi trontojen më të madhe të jetës kur siç raportohet u zgjua në një qese për kufoma, sepse ishte shpallur e vdekur.

Gladys Rodríguez Duarte për pak do të kishte shërbesën funerale pasi familja e saj ishte informuar për vdekjen.

Të shtunën gruaja e martuar e me fëmijë kishte shkuar në klinikën San Fernando të qytetit Coronel Oviedo, sepse kishte tension të lartë të gjakut.

Por rreth dy orë pas ardhjes së saj në klinikë, një doktor i kishte konfirmuar vdekjen e saj bashkëshortit Maximino Duarte Ferreira dhe të bijës Sandra Duarte. Sipas raportimeve, zonja Rodríguez Duarte kishte ardhur në klinikë rreth orës 9.30 dhe oshte vizituar nga Dr Heriberto Vera, i cili e kishte shpallur atë të vdekur në orën 11.20. Policia tha se ajo ishte gjithashtu paciente e kancerit në vezore.

Nga klinika ajo ishte transportuar në shtëpinë e funeralit, ku ishte pikasur se nuk qe e vdekur nga stafi që pa lëvizje në qesen e kufomës.
Bashkëshorti i saj Duarte tha për mediat paraguaiane: “Dr Vera besonte se ajo kishte vdekur dhe na e dha ashtu të zhveshur, si një kafshë, me një çertifikatë vdekjeje. Ai as nuk u përpoq ta shpëtonte. Ne kishim besim te ai prandaj shkuam atje, por ata ndërprenë gjithçka dhe e dërguan në shtëpinë e funeralit”.

Zonja Duarte u dërgua më pas në një klinikë për kontrolle dhe gjendja e saj nuk është bërë e ditur.