Fillimi i fazës së grupeve të kualifikimeve afrikane për Kupën e Botës 2022 në Katar, i planifikuar për në qershor, do të shtyhet për në shtator, njoftoi Federata Botërore e Futbollit (FIFA), njofton Insajderi.
FIFA e mori një vendim të tillë në konsultim me Konfederatën Afrikane të Futbollit (CAF).
Ajo përmendi krizën aktuale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 si arsye për shtyrjen e garës.
Kualifikimet ishin planifikuar të fillonin në tetor të vitit të kaluar, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe data e re u caktua nga 5 deri më 14 qershor.
Dhjetë fituesit e grupeve do të kalojnë në raundin e “play-off”-it, i cili tani është shtyrë nga nëntori i këtij viti për në mars të vitit të ardhshëm. Pesë ekipet fituese në “play off” do të përfaqësojnë Afrikën në Kupën e Botës 2022 në Katar. /Insajderi.com