Guaido përsëri i bën thirrje ushtrisë ta anulojë besnikërinë ndaj Maduros

Lideri i opozitës së Venezuelës Juan Guaido i cili është shpallur president i përkohshëm i këtij vendi përsëri i ka bërë thirrje pjesëtarëve të ushtrisë ta anulojnë besnikërinë ndaj presidentit socialist Nicolas Maduro.

Guaido përsëri i bën thirrje ushtrisë ta anulojë besnikërinë ndaj Maduros

Pas meshën për nder të 20 civilëve të vdekur gjatë protestave kundër qeverisë, Guaido ka thënë se do të vazhdojë me planet për krijimin e qeverisë, në krye me të dhe anëtarët tjerë të parlamentit, institucionit të vetëm nën kontroll të opozitës në Venezuelë.

Pjesëtarët e opozitës më herët sot kanë vizituar bazat ushtarake nëpër gjithë Venezuelën dhe iu kanë shpërndarë ushtarëve kopjet e ligjit mbi amnistinë të cilin e ka miratuar parlamenti. Disa komandantë ushtarakë i kanë shqyer këto letra, por nuk ka raportime se ka pasur dhunë.

Maduro ka vizituar dy baza ushtarake, ka ushtruar me ushtarë dhe iu ka bërë thirrje që ata të mbesin besnikë qeverisë së tij./Insajderi.com.