Guardiola e dëshiron me çdo kusht Leo Messin

Guardiola e dëshiron me çdo kusht Leo Messin

Trajneri i Manchester City është ka dëshiron me çdo kusht që në skuadrën e tij ta ketë Leo Messin.

Sipas gazetës “The Sun”, Manchester City ka bërë gati 100 milionë funta për ta transferuar argjentinasin, Leo Messi tek City, raporton Insajderi.

Shifra prej 100 funteve eurove nuk është e pranueshme për katalunasit, të cilët më parë kanë refuzuar edhe oferta më marramendëse për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Kjo shifër nuk është shumë e lartë, duke e ditur se në të kaluarën është folur se për argjentinasin kanë ofruar 150 milionë apo edhe 200 milionë euro.

Manchester United theu rekordin e transferimeve duke blerë Paul Pogban nga Juventusi për 89 milionë funte, rekord ky që mund të thyhet nëse Barcelona vendos ta shesë Messin.

Ndërkaq Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, e cila i skadon pas 18 muajve. /Insajsderi.com