Guardiola: Garcia ka kërkuar largimin nga City

Guardiola: Garcia ka kërkuar largimin nga City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka njoftuar se qendër mbrojtësi i Manchester City-t, spanjolli Eric Garcia, ka njoftuar se ai nuk do ta nënshkruajë kontratën e re dhe do të largohet nga Manchester City.

“Eric Garcia na njoftoi se nuk dëshiron të zgjasë kontratën e tij me ne – ai ka edhe një vit dhe pastaj pas kësaj, ai nuk dëshiron të zgjasë më kontratën e tij”, tha Guardiola, trasnemton Insajderi.

“Ne duam ta mbajmë, por ai nuk dëshiron të qëndrojë. Ne e dimë se ai dëshiron të luajë në një vend tjetër.”, përfundoi Guardiola.

Eric Garcia, ka “ikur” nga akademia e Barcelonës, për tu bashkuar me City-n, por sipas mediave, ai tani po e dëshiron kthimin tek ekipi blaugran, si pasardhës i Gerard Pique./Insajderi.com.