Guardiola gëzohet që Marcelo Bielsa është pjesë e Premier Ligës

Guardiola gëzohet që Marcelo Bielsa është pjesë e Premier Ligës

Trajneri i Manchester City, Josep Guardiola, ka deklaruar se është shumë i lumtur me promovimin e Leeds United dhe pjesëmarrjen e Bilesa si trajner në Premier Ligë.

“Nuk kam qenë lojtar i tij kështu që është pak më vështirë për mua që të flas për të. Por unë di referencat dhe ndikimin që ai ka pasur te mijëra lojtarët me të cilët ka punuar”, ka thënë Guardiola për Sky Sports, transmeton Insajderi.

“Jam me fat që do ta kem mundësinë të flas me të dhe të shoh atë. Ai është trajner i veçantë, pasi skuadra e asnjë menaxheri nuk luan në mënyrën se si luan skuadra e tij. Asnjë nuk mund ta imitojë atë dhe kjo e bënë të veçantë. Për futbollin anglez do të jetë e jashtëzakonshme që ai do të jetë në Premier Ligë në edicionin e ardhshëm dhe të mësoj nga ai” përfundoi Pep Guardiola.

Guardiola ka shprehur simpatinë për Bilesan edhe në të kaluarën./Insajderi.com.