Guardiola i hapur për rinovimin e kontratës te Manchester City

Guardiola i hapur për rinovimin e kontratës te Manchester City

Bosi i Cityt, Pep Guardiola, është i hapur të vazhdoj qëndrimin e tij te klubi përtej 2019-tës.

Trajneri i Manchester Cityt, është i hapur të zgjas qëndrimin e tij me klubin duke rinovuar kontratën, shkruan Insajderi.

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në vitin 2019, derisa ai është i interesuar të vazhdoj edhe më tej me ‘Citizens’.

Por, bisedimet rreth një rinovimi të kontratës, nuk pritet të startojnë para fundit të sezonit aktual.

Fokusi i Guardiolas mbetet në fitimin e trofeut të parë të tij në Angli, dhe Daily Mail mëson se negociatat rreth një rinovimi të mundshëm do të fillonin në fund të këtij sezoni.

Detajet rreth zgjatjës së kontratës nuk janë diskutuar, por sipas këtij burimi, Guardiola është i hapur të fillojë bisedimet në verë.

Në rast se vazhdon kontratën me liderin e Premierligës, kjo do të thotë se ka mundësi që ai të qëndrojë në ‘Etihad’ më gjatë se sa për një periudhë katër-vjeçare, aq sa kaloi në Barcelonë, derisa tri vite i kaloi me klubin gjerman Bayern Munich.

City aktualisht kryeson në Premierligë, me tetë pikë më shumë se rivali, Manchester United, derisa tashmë veç ka siguruar kualifikimin për fazën me elinimim direkt në Ligën e Kampionëve.

Guardiola, i cili fiton rreth 15 milionë funte në vit, besohet se po shijon jetën e tij në Manchester, ku jeton së bashku me familjen e tij. /Insajderi