Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka kaluar trajnerët legjendar si Alex Ferguson, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti, duke u bërë trajneri me më së shumti fitore në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
City e mundi me përmbysje 2:1 Real Madridin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën, duke e bërë një hap të madh drejt çerekfinales.
Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne shënuan në një hapësirë prej pesë minutave për ta përmbysur Realin që kishte kaluar në epërsi përmes Iscos në Bernabeu.
Dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën, Guardiola shkroi historinë në këtë garë pas triumfit të skuadrës së tij angleze.
Kjo ishte fitorja e 28-të në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve për Guardiolën si trajner, e cila nënkupton se spanjolli tani i ka kaluar legjendat si Ferguson, Mourinho dhe Ancelotti, të cilët i kanë nga 27 sosh.