Guardiola kërkon fitore ndaj Liverpool në ‘Anfield’ por që 17 ndeshje ekipi i Klopp nuk di për humbje ndaj City-t si vendas

Guardiola kërkon fitore ndaj Liverpool në ‘Anfield’ por që 17 ndeshje ekipi i Klopp nuk di për humbje ndaj City-t si vendas

Liverpool ka 17 ndeshje pa humbje kundër Manchester City-t në “Anfield” në Premier League (12 fitore, pesë barazime). E vetmja disfatë e kampionëve të Anglisë në shtëpi në 29 takimet e fundit me “Qytetarët” ka ardhur në maj 2003.

Seria e 17 ndeshjeve pa fitore në Liverpool është më e gjata në Premier League për një çdo rival në transfertë. Manchester City është gjithashtu pa një fitore në të 14-të ndeshjet e mëparshme në kampionat në “Anfield” kur Liverpool ka qenë kampion në fuqi, duke humbur 10 herë.

E vetmja fitore në transfertë në 24 përballjet e fundit në kampionat mes këtyre ekipeve është ajo e Liverpool 4-1 në “Etihad” (nëntor 2015). /Insajderi.com