Guardiola kërkon shkëmbimin Aguero – Lautaro

Guardiola kërkon shkëmbimin Aguero – Lautaro

Lautaro Martinez tek Manchester City dhe Kun Aguero tek Interi. Ky është shkëmbimi i bujshëm që po qarkullon në mediat e ndryshme angleze, njofton Insajderi.

Aguero i cili është në skadencë kontrate në qershor 2021, është shumë pranë Interit, dhe Guardiola që po përgatitet mos ta humbasë me parametra zero sulmuesin argjentinas kërkon me ngulm shkëmbimin me sulmuesin Lautaro Martinez i cili nuk do dilte kundër një transferimi të mundshëm të tij në “Etihad”.

Nuk dihet nëse Interi do të pajtohet për këtë shkëmbim pasi klauzola e Martinez shkon te 111 milionë euro dhe që klubi nga Milano nuk do mund të privohet pa përfituar “cash” këtë shumë.

Nëse nuk arrihet  tek 23 vjeçari zikaltër, atëherë alternativë e “qytetarëve” është Daka i Salzburgut. /Insajderi.com