Guardiola mund ta përsërisë suksesin e Barcelonës me Manchester Cityn

Guardiola mund ta përsërisë suksesin e Barcelonës me Manchester Cityn

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho, ka thënë se Pep Guardiola mund ta përsërisë suksesin që ka pasur në Barcelonë me kryesuesin e Premier Ligës, Manchester Cityn.

Sezoni i parë i Pep te City nuk ka qenë edhe aq i mirë, por këtë sezoni deri më tani “citizens” nuk kanë pësuar asnjë humbje si në Premier Ligë ashtu edhe në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

Ndërkohë, i pyetur nëse Pep mund ta përsërisë suksesin që e kishte gëzuar me Barçen, Ronaldinho është përgjigjur për Mirror: “Besoj që po”.

“Si lojtar, ai ka luajtur me mendje teknike, pra luante si trajner, duke menduar për gjithçka si trajner. Ai ka njohuri të thella rreth futbollit”, ka shtuar ai.