Pep Guardiola ka “hapur letrat” rreth një largimi të mundshëm të Raheem Sterling nga Manchester City.
Trajneri spanjoll, në konferencë për mediat angleze ka thënë se nuk e dinte se Sterling po e mendonte të largohet, përcjellë Insajderi.com.
“Nuk e dija që po mendonte të largohej. Ai është lojtari ynë dhe shpresoj të vazhdojë të jetë. Nuk mund ta siguroj askënd se sa minuta do të luajnë, të gjithë duhet të flasin në fushë. Jo vetëm Raheem, por të gjithë ata, si Mahrez ose Cancelo, të cilët gjithashtu donin të luanin më shumë”, ka thënë Guardiola ndër të tjera.
50 vjeçari, po ashtu ka shtuar se “Nuk mund të i sigurojë asnjë futbollisti se do të luajë 90 minuta dhe nuk dua që të shohë ndonjë futbollist të paknaqur”.
Sterling, nuk është duke luajtur rregullisht si në të kaluarën, ndërsa është i lidhur me një huazim të mundshëm te Barcelona – qysh në afatin kalimtar të janarit.
26 vjeçari është paraqitur në gjashtë ndeshje në këtë kampionat në Premierligë, ndërsa ka shënuar dy gola.
Sulmuesi anglez i ishte bashkuar “qytetarëve” në vitin 2015, pasi Kampionët e Anglisë i kishin paguar Liverpoolit mbi 50 milionë euro./Insajderi.com