Guardiola para finales në Champions: Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të fitojë skuadra që do ta meritojë

Guardiola para finales në Champions: Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të fitojë skuadra që do ta meritojë

Para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, finales së Champions League ndaj Chelseat, në konferencë për shtyp është prononcuar tekniku spanjoll i Manchester Cityt, njofton Insajderi.

“Arritja e finales së Ligës së Kampioneve është të përfundosh një pjesë të procesit që kemi nisur katër apo pesë vite më parë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të fitojë skuadra që do ta meritojë”, tha fillimisht Guardiola.

Si i motivon ai futbollistët përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme? “Di ekzaktësisht atë që do t’u them lojtarëve. Nuk dua t’i shqetësoj shumë. Atyre që janë në ankth dhe nervozë do t’u them se është normale, por edhe djemve që janë më të qetë do t’u them të njëjtën gjë. Secili do ta menaxhojë sipas mënyrës së tij”, than ë fund tekniku spanjoll. /Insajderi.com