Guardiola: Periudha ime te Barcelona ka përfunduar

Guardiola: Periudha ime te Barcelona ka përfunduar

Trajneri i Manchester City, Pepe Guardiola, trajtoi spekulimet mbi të ardhmen e tij pasi fitores sw ekipit e tij ndaj Sheffield United në Premier League të shtunën

Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Camp Nou, duke këmbëngulur se “periudha ime si menaxher i Barcelonës ka mbaruar”, tha trajneri, raporton Goal.

Spekulimet mbi të ardhmen e Guardiola në Manchester City kanë filluar të intensifikohen ndërsa ai i afrohet gjashtë muajve të fundit të kontratës së tij aktuale.

Guardiola me Barcelonen ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë rresht Laligan. /Insajderi.com