Guardiola tregon kur do të drejtojë një skuadër italiane

Guardiola tregon kur do të drejtojë një skuadër italiane

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, po mbushë 72-vjeç dhe kjo është mosha kur do të niset për në Itali për t’u stërvitur.

Ai tha se do të kërkojë nga Roberto Baggio të jetë ndihmësi i tij, njofton Insajderi.

Guardiola dhe Baggio kanë luajtur së bashku në Brescia dhe strategu i Citizens ka folur për kohën e tij me legjendën italiane në një intervistë për Il Corriere dello Sport.

Ai deklaroi: “Johan Cruijff gjithmonë fliste shumë për Baggion. Ai donte ta shihte atë në një ligë teknike siç ishte La Liga dhe ai pyeste veten nëse do të adaptohej në futbollin spanjoll”.

Më pas shtoi se “Baggio mund të kishte luajtur kudo, por në ato vite, ishte e pamundur ta bindte atë të largohej nga Seria A. Pasi që është cilësuar se lojtarët më të mirë ishin në Itali, dhe të gjithë donin të luanin atje”.

“Unë dëshiroja të luaja jashtë vendit dhe kur drejtorët e Brescias, Mauro Pederzoli dhe Gianluca Nanni erdhën të më takonin në Barcelonë, nuk u desh shumë kohë që unë të pranoja. Ata më folën për Baggion, Toni, Calori, Petruzzi dhe binjakët Filippini. Mendova: ‘Nëse Baggio është atje, kjo do të thotë që ata duan t’i bëjnë gjërat seriozisht’. Dhe kisha të drejtë”, tha tutje ai.

Baggio mori emrin e futbollistit më të mirë dhe pasi i trajtoi të gjithë në të njëjtën mënyrë, që prej nga Presidentit gjerë te punëtorët e magazinës.

Ndërsa, ai u largua nga bota e futbollit dhe tani ka zgjedhur të jetojë në fshat me familjen e tij pasi sipas Guardiolas ai nuk e dëshiron vëmendjen./Insajderi.com