Guardiola: Unë dhe Mourinho jemi binjakë

Guardiola: Unë dhe Mourinho jemi binjakë

Pep Guardiola ka thënë se ai dhe Jose Mourinho janë binjakë – pasi që të dy dëshirojnë të fitojnë trofe.

Dy trajnerët e mëdhenj do të takohen sot në derbin e madh të Manchesternit në “Old Trafford”, ku United do të synojë të ngushtojë epërsinë në pikë të ‘Citizens’.

Guardiola dhe Mourinho, si dy trajnerët më të suksesshëm të kohës së tyre, janë përballur shumë herë në të kaluarën, dhe kanë rivalitet që starton nga koha kur ata menaxhonin Barcelonën dhe Real Madridin, shkruan Insajderi.

Kjo përballje poashtu shfaq një betejë të dy kontrasteve – Guardiola nuk dëshiron që të bëjë kompromis me filozofinë sulmuese të tij, derisa Mourinho ka një qasje më pragmatike për të arritur rezultatet.

Por, kur bëhet fjalë për fitimin e trofeve, Guardiola sheh më shumë të përbashkëta tek të dy.

“Definitivisht, në këtë, ne jemi binjakë. Ata dëshirojnë të fitojnë trofe, ne dëshirojmë të fitojmë trofe”, tha Guardiola.

“Mendoj se Antonio Conte është poashtu i njëjtë, ashtu siç janë Jurgen Klopp dhe Mauricio Pocchettino”, shtoi ai.

“Unë kurrë nuk kritikoj kolegët për mënyrën se si luajnë. Kurrë nuk e kam bërë në të kaluarën, nuk do ta bëj asnjëherë”, theksoi Guardiola.

Guardiola ka fituar gjashtë tituj të kampionit me Barcelonën dhe Bayern Munich, derisa Mourinho është shpallur kampion në ligë tetë herë në total – me Porton, Chelsean, Interin dhe Rael Madridin. Të dy e kanë fituar nga dy herë Ligën e Kampionëve.

Rivaliteti i tyre u bë i hidhur gjatë kohës kur ata ishin në La Liga, por duket se janë ftohur gjakrat pasi ata arritën në Manchester 18 muaj më parë.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Guardiola tha: “Marrëdhënia e jonë është miqësore. Nuk kemi hasur në njëri tjetrin këtu në Manchester, por gjithçka është korrekt”. /Insajderi