Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

Tashmë është zyrtare, Pep Guardiola ka rinovuar kontratën e tij me Manchester City, duke shuar çdo zë për një largim të mundshëm të tij nga “Etihad Stadium”, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë zyrtare vetë klubi nga Manchesteri, ku ka deklaruar me një postim në rrjetin e saj në ʺTwitterʺ se ʺudhëtimi vazhdonʺ. Tekniku spanjoll ka vazhduar aventurën e tij me ʺCitizensʺ deri në vitin 2023.

Pavarësisht rezultateve në këtë fillim sezoni, drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë përsëri Guardiolës. /Insajderi.com