![Guardiola vjen me deklaratën e vitit pas fitoren ndaj Feynoordit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/guardi.jpg)
Manchester City ka mposhtur me vështirësi Feynoordin në Etihad.
Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar, Sterling.
Pas këtij takimit, Pep Guardiola ka folur për media, ku tha se është i lumtur me fitore.
”Ne mund të bënim më mirë, por kur je i kualifikuar ke më pak motiv për ndeshje. Ne luajmë për të fituar ndeshjet dhe për të kapur vendin e parë. Nuk më intereson se kush më bie në raundin tjetër”, tha ai.