Guardiola zhvillon ndeshjen e 500-të në karrierë – statistikat mbreslënëse të spanjollit

Guardiola zhvillon ndeshjen e 500-të në karrierë – statistikat mbreslënëse të spanjollit

Ndeshja Bristol City – Manchester City do të ketë rëndësi të veçantë për karrierën e Pep Guardiolas.

Tekniku spanjoll e zhvillon ndeshjen e tij numër 500 në karrierë, në takimin që Manchester City e luan në kupë ndaj Bristol Cityt.

City e Bristol do të takohen në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në kuadër të ‘EFL Cup’, raporton Insajderi

“Citizens” kanë triumfuar me rezultat 2:1 në takimin e parë, me golat e Kevin De Bruyne e Sergio Aguero.

Gjysmëfinalja e kthimit do të jetë ndeshja e 500-të e drejtuar për Pep Guardioan, me tri skuadra gjithsej në karrierëm e tij: Barcelona, Bayern Munchen dhe tani Manchester City.

Me Barcelonën Guardiola kishte zhvilluar 247 ndeshje ku ka regjistruar 179 fitore, 47 barazime dhe 21 humbje, derisa me Bayernin 124 fitore, 16 barazime dhe 21 humbje në gjithsej 161 ndeshje.

Kurse, me Man Cityn spanjolli 47-vjeçar ka zhvilluar gjithsej 91 ndeshje, ku ka 64 fitore, 15 barazime dhe 12 humbje. /Insajderi.com