
Legjenda holandeze e futbollit, Ruud Gullit, ka thënë se lojtari më i shtrenjtë në botë, Paul Pogba, rrezikon të dështojë tek Manchester United nëse nuk përqendrohet më shumë tek loja e tij.
Sipas Gullit, Pogba mund të ketë fatin e njëjtë si të Depay, i cili ishte pritur me entuziazëm në Old Traford por që tashmë është duke kërkuar largimin nga klubi.
Pogba u transferua nga Juventus në verën e vitit 2016, por që nga ajo kohë, ai ka qenë në disa raste në qendër të kritikave për paraqitjen e tij gjatë këtij stinori.
“Paul Pogba është duke shkuar në të njëjtën udhë sikurse Memphis Depay. Ai mund të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë, por kjo nuk vlen nëse ai shpenzon kohë më shumë në stilin e tij të veshjes, ngjyrat në flokët e tij dhe media e tij social”, tha Gullit për The Mirror.
United aktualisht s është në vendin e gjashtë në Premier Ligë./Insajderi.com