Gundogan infektohet me Covid 19

Gundogan infektohet me Covid 19

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid 19, nga testimet e bëra Brenda klubit.

Njoftimin për infektimin e tij me Covid 19, e ka bërë vet klubi I Manchester City, transmeton Insajderi.

“Të gjithë në klub i dëshirojnë Ilkayt shërim të shpejt”, thuhet në komunikatë të City-t.

Reprezentuesi i Gjermanisë, do të qëndrojë i izoluar për dhjetë ditë, pastaj do të testohet përsëri, para se të rikthehet në stërvitje për citizëns

Ky është rasti i tretë pozitiv me Covid 19 brenda klubit të City-t, pasi më herët Riyad Mahrez e Aymeric Laporte ishin konfirmuar si të infektuar./Insajderi.com.