Sipas kreut të ekipit të Borussia Dortmund, Sebastian Kehl, Erling Haaland do të mbete në Borussia Dortmund ndërsa kërkimi i tyre për zëvendësuesin e Jadon Sanchos vazhdon, trasmeton Insajderi.
Haaland ka tërhequr vëmendjen e një mori klubesh këtë verë pas paraqitjeve tejet të mira me Dortmundin edicionin e kaluar.
Ai ndihmoi skuadrën gjermane të fitojnë “DFB-Pokal” dhe të përfundojnë në pozitën e katërt në Budesliga, duke shënuar 30 gola në 32 paraqitje.
Sidoqoftë, Dortmund ka këmbëngulur në mënyrë të përsëritur që një aset i çmuar si Haaland nuk do të shitet gjatë kësaj vere./Insajderi.com