
Mungesa e Haaland në përgatitjet parasezonale të Borussia Dortmund është komentuar nga drejtori sportiv i këtij klubi, Michael Zorc, transmeton Insajderi.
Sipas tij, sulmuesi tashmë është në Angli, mes spekulimeve të mëdha të transferimit.
Transferimi i Haaland është përfolur për një kalim te skuadra nga Londra, Chelsea.
“Blutë” janë duke i prirë garës për transferimin e 20-vjeçarit mes shumë klube tjera të mëdha të interesuara për të./Insajderi.com