Bundesliga ka mbyllur kampionatin ditën e djeshme, ku janë luajtur edhe ndeshjet e fundit për këtë sezon, njofton Insajderi.
Por një episod i veçantë ka ndodhur në takimin mes Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit. Ky ishte 90 minutëshi i lamtumirës për arbitrin gjerman, Manuel Grafe, i cili ka vendosur që në fund të shkëmbejë fanellën me atë që është projektuar të jetë e ardhmja e futbollit europian, Erling Haaland.
Pas një përqafimi dhe shkëmbimi fjalësh me njëri-tjetrin, norvegjezi dhe Grafe kanë ndërruar fanellat. Një veprim ky që Haaland është mësuar ta bëjë gjithnjë në fund të ndeshjes, por asnjëherë me gjyqtarin e takimit. Kështu arbitri gjerman e mbyll karrierën e tij me një kujtim të bukur, me fanellën e një prej thesareve më të mëdhenj të Europës. /Insajderi.com
Manuel Gräfe asked Erling Haaland to swap shirts after refereeing his final Bundesliga match 😅 pic.twitter.com/2tg6YXLMwC
— ESPN FC (@ESPNFC) May 22, 2021