Haaland vlen 100 milionë euro

Haaland vlen 100 milionë euro

Erling Haaland nuk pritet ta ndalë hapin e tij për të shënuar sa më shumë gola në këtë sezon. Që nga janari i kaluar kur erdhi te Borussia e Dortmundit, norvegjezi ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 31 ndeshje zyrtare. Para se të ndodhte kjo, vlera e tij në treg ishte 80 milionë euro, njofton Insajderi.

Por, sipas “Transfermarkt”, paraqitjet e mira dhe golat e shumtë në këtë fillimsezoni kanë bërë që kjo shumë të rritet me 20 milionë dhe tani numri 9 i Dortmundit vlen 100 milionë euro. Një shifër e lartë kjo, por e justifikuar nga norvegjezi i cili është një garanci goli për skuadrën e tij.

Gjithashtu te Dortmund, Josufa Moukoko, talenti 16 vjeçar, ka pasur një rritje. Djaloshi vlen 10 milionë euro, edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje me “verdhezinjtë”, atë ndaj Herthës së Berlinit, ku u aktivizua si zëvendësues i Erling Haalandit, i cili shënoi katër gola. /Insajderi.com