Hadërgjonaj: Golat i bëmë dhuratë Maqedonisë së Veriut

Hadërgjonaj: Golat i bëmë dhuratë Maqedonisë së Veriut

Kosova u eliminua nga Maqedonia e Veriut,  në ndeshjen gjysmëfinale të “palyoff”-it në Ligën e Kombeve, ndërsa golashënuesi i Kosovës në këtë takim u shpreh i zhgënjyer me rezultatin dhe tha se dy golat e maqedono – veriorëve ishin dhurata nga lojtarët e Kosovës, njofton Insajderi.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, anësori Hadërgjonaj u prononcua për “Super Sport”, duke thënë: “Normalisht që tani është e vështirë të gjesh fjalë pas kësaj ndeshje. Ne ishim përgatitur vetëm për fitore dhe të shkonim në finale dhe të gëzonim popullin tonë. E vështirë të flas pas rasteve që kishim. Duhet të kalojmë këtë fazë të vështirë, e kishim ëndërr të shkonim në Europian. E dinim që nuk do ishte e lehtë, por të shikosh golat e pësuar, ishin dhurata. Fati deshi që ata të shënonin nga një krosim, aty ku e kanë forcën. Tani e kam të vështirë të them çfarë shkoi mirë dhe çfarë keq, pas asaj që ndodhi”. /Insajderi.com