Hadërgjonaj shënon golin më të mirë të javës në Bundesligë

Hadërgjonaj shënon golin më të mirë të javës në Bundesligë

Florent Hadergjonaj po shkëlqen në futbollin elitar në Gjermani. Por jo vetëm në mbrojtje, pasi anësori i djathtë ka shpërthyer edhe në sulm duke shënuar gol.

Skuadra e tij Ingolstadt ka zhvilluar një ndeshje tejet të rëndësishme ndaj Mainz 05, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2-1.

Talenti i madh kosovar, arriti të shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 73-të të ndeshjes.

Mbrojtësi i djathtë shënoi nga krahu i djathtë i sulmit duke befasuar portierin mysafir.

Në rrjetet sociale, tifozët gjerman e kanë cilësuar si ndër golat më të mirë të vitit, duke komentuar se mund të zgjidhet më i miri në Bundesliga për këtë stinorë.

Pas kësaj fitore, Ingolstadt mbanë gjallë shpresat për mbijetesë pasi ndodhet në pozitën e 17-të me 22 pikë të grumbulluara.