Hadërgjonaj vesh për herë të parë fanellën e Kosovës – u prit nga presidenti i FFK-së

Hadërgjonaj vesh për herë të parë fanellën e Kosovës – u prit nga presidenti i FFK-së

Florent Hadërgjonaj e ka veshur për të herë të parë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Këtë e ka bërë në takimin e sotëm që e pati me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, pasi ky i fundit ia bëri dhuratë me rastin e ardhjes në Kosovë për grumbullimin e ndeshjeve të qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Në takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, menaxheri Bajram Shala dhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Në hyrje të selisë së FFK-së, Hadërgjonaj u prit nga një grup i Dardanëve, të cilët e brohoritën emrin e tij dhe e duartrokitën për vendimin e marrë javë më parë që t’i bashkohet familjes Dardane.

Lexoni më shumë në Insporti