Haftar e braktisë Moskën, fillon bombardimi i NATO-s

Komandanti i Armatës Kombëtare të Libisë Khalifa Haftar e braktisi Moskën pa nënshkruar armëpushimin, ka konfirmuar ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Mediet: Filluan bombardimet e NATO-s.

Haftar e braktisë Moskën, fillon bombardimi i NATO-s

Pasi që u publikua se Haftar e ka braktisur Moskën pa arritje të marrëveshjes për paqe në Libi në mes të forcave lojale ndaj Haftarit dhe qeverisë zyrtare të cilën po e përkrahin Kombet e Bashkuara, filloi bombardimi i Libisë nga ana e NATO-s, ka kumtuar Lavrov.

Siç transmetojnë mediet botërore, Haftar është takuar të hënën në Moskë me kryeministrin e Libisë i cili është i njohur ndërkombëtarisht, Fayez al-Sarraj. Të ndihmuar nga Rusia dhe Turqia, ata u përpoqën të arrijnë armëpushim, gjegjësisht ndërprerje të lufimeve. Mirëpo, herët në mëngjes u kumtua nga Moska se Haftar e ka braktisur kryeqytetin rus pa arritje të marrëveshjes.

Armata Kombëtare e Libisë, në krye të cilës është Haftar, po tenton ta marrë Tripolin, i cili është nën komandën e qeverisë të cilën po e përkrahin forcat ndërkombëtare.

Forcat e Haftarit sot kanë kumtuar se janë të gatshëm dhe të përkushtuar ta arrijnë fitoren.

Siç transmeton Reuters, pasi Haftar e braktisi Moskën, kanë filluar konfliktet e armatosura në jug të Tripolit, dhe në kumtesë të publikuar në televizionin lokal, ushtria e Haftarit ka shpallur gatishmëri për fitore./Insajderi.com.