Hajdari: Kosova ka pësuar mbi 91% rënie e të hyrave në turizëm gjatë vitit 2020

Hajdari: Kosova ka pësuar mbi 91% rënie e të hyrave në turizëm gjatë vitit 2020

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Kosova ka pësuar rënie të hyrave rreth 91 për qind gjatë vitit 2020, njofton Insajderi.

Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë publikuar hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e turizmit.

Ministrja Hajdari, tha se do të krijohen politika zhvillimore për zhvillimin e turizmit, pasi që pandemia ka ndikuar drejtpërdrejtë në këtë sektor i cili radhitet ne grupin e industrive më të rëndësishme në botë.

“Unë sot marr pjesë në këtë prezantim në ndikimin e sektorit të turizmit. Ky hulumtim është kryer në koordinim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Industria e Turizmit është e rëndësishme sepse radhitet në grupin e industrive më të zhvilluara në botë.Ka ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.Me përballjen e pandemisë sektori i turizmit kemi pësuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70%, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind “, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti, falënderoi ministren Hajdari për pjesëmarrjen në këtë event dhe për angazhimin e saj që turizmi të jetë njëri ndër prioritetet e qeverisë. Më pas ia tha se asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit.

“Faleminderit që më në fund edhe turizmi të jetë një nga prioritetet e qeverisë duke marr parasysh që asnjë Qeveri nuk e ka pasur parasysh dhe se do të jemi krahu i djathtë i institucioneve”, u shpreh ai.

Lumturije Geci, ushtruese e detyrës se departamentit të Turizmit ka treguar se nuk ka pasur ndonjë hulumtim deri me tani vetëm për sektorin e turizmit. Ndërsa sa i përket zvogëlimin të stafit ajo tha se sektori i guidave ka qenë me i rrezikuari ku 61% prej tyre kanë deklaruar së mund të humbin vendin e punës.

“Deri me tani nuk ka ekzistuar ndonjë hulumtim vetëm për sektorin e turizmit. Në hulumtim kanë qenë të përfshirë sektori i gastronomisë, agjencive, akomodimit, transportit dhe guidave. Stafi për t’u largua prej punës ka që një prej sfidave. Sektori i guidave ka qenë më i rrezikuara dhe 61% kanë deklaruar se parashohin largimin prej vendit të punës. Bizneset kishin arritur të hyra të mëdha në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 shumica e tyre nuk kanë mundur të realizojnë të hyra më shumë se 50 mijë euro”, tha Geci. /Insajderi.com